×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Atentat me kallashnikov në mes të Fierit, kush është Demir Backa, pronari i lokalit që mbeti i vdekur

    Reporteri
    24 Tetor 2021 | 8:10

    Rikthehen sërish vrasje në vend, ku mbrëmë ka mbetur i vdekur një 57-vjeçar në qytetin e Fierit.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU-së”.

    Deri më tani dyshohet se bëhet fjalë për një atentat kundrejt Demir Backa në qytetin e Fierit.

    Ky person është qëlluar me breshëri kallashnikovi dhe ka ndërruar jetë në spital, ndërsa autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

    Backa kishte një lokal në Fier të quajtur “Piazza”, në qendër të qytetit, dhe dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një femre.

    Dyshohet se ai ka pasur konflikt me një grup kriminal në Tiranë dhe se ngjarja e sotme ka shumë gjasa të lidhet me një incident të ngacmimit të një femre në Fier.

    Ndërkohë që një mjet  tip “Benz” është gjetur e djegur në fshatin Daullas të Fierit, që dyshohet se është përdorur nga 2 autorët e ngjarjes.

    Forcat “Shqiponja” dhe FNSH  kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!