×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha thotë se Rama ka popullin kundër

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 17:41

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Elbasani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ndërtuar shtetin e hajdutëve që shkel ligjin nga mëngjesi deri në darkë.


    “Nuk mund të ketë as zgjedhje të lira, as çlirim nga oligarkia që ka kapur për fytyre Elbasanin. Njeriu që varfëroi dhe vodhi financat e shtetit, rriti çmimin e naftës dhe energjisë dhe tani bëhet gati të çimentojë pushtetin e krimit. A e pranon Elbasani këtë? Natyrisht që jo nuk e pranon as Durrësi, as Shkodra, ndaj bashkohemi të dielën me një vendosmëri”.

    “Ditë për ditë, shqiptarët dhe mbarë bota lemeriten me përmasat e korrupsionit të Edi Ramës. Kurrë më parë aferat korru[ptive, nuk kanë marrë dimensionet shtazore. 216 kontrata sekrete, qindra milionë euro para që iu marrin ju vogëlushit të Elbasanit dhe Shqipërisë”.

    “Para që vidhen dhe shpërdoren nga listat e barnave që kurrë nuk rimbursohen. Me këto qindra milionë euro që grabit Edi Rama, ushqehet Edi Rama një grusht hajdutqësh që tani vjedhjet e bëjnë me kontrata sekrete që nuk publikohen më. Kjo bandë hajdutësh ka vjedhur vetëm 4 vitet efundit 4.6 miliardë eruo, sa gjithë shpenzimet e shtetit. Këto para që marrin me taksa nuk ia kthejnë kurrë njerëzve. E bëmë Elbasanin dhe Tiranën një metropol. A ka vende pune në Elbasan? Sigurish që jo se. Paratë banda i ka përvete për pushtetin e vet. I bëri një bandat kriminale të Elbasanit madje e goditën policinë, ky është shteti i hajdutëve që shkel kushtetutë dhe ligj n ga mëngjesi në darkë. Sot e ka gjithë populli kundër me një mesazh. Sot, i gjithë populli është i bashkuar në krye të kësaj beteje në krye të PD, një partie që kishte misionin të shkatërronte diktakturën“, tha Basha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!