×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Begaj: Dakordësimi mes Kosovës dhe Serbisë, garanci për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen në BE

    Reporteri
    19 Mars 2023 | 10:12

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur dakordimin mes Kosovës dhe Serbisë mbi ankesin e marrëveshjes për normalizim të raporteve.

    Sipas tij, ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian.

    “Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës. Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian.

    Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët. Falënderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme”, shkruan Begaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!