×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Berisha: Rama organizoi atentatin ndaj meje me një kamikaz pa eksploziv

    Reporteri
    12 Dhjetor 2022 | 17:38

    Kreu i PD, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së tha se kryeministri Edi Rama është ai që organizoi sulmin fizik ndaj tij më 6 dhjetor në protestë. Berisha tha se Rama organizoi atentatin ndaj tij me një kamikaz pa eksploziv.

    “Për fat të keq ai kishte edhe kreun e opozitës, siç faktojnë dhe kjo atij i ka dalë jashtë kontrollit. Pas përpjekjesh të jashtëzakonshme për ta mbajtur nën kontroll ai këtu e ka humbur betejën dhe tani nëpërmjet procesit gjyqësor kërkon të marrë me çdo kusht flamurin e PD në njërën anë dhe në një akt të pashembullt në 30 vite, në një akt kriminal, ai organizoi një atentat me një kamikaz pa eksploziv ndaj Sali Berishës.

    Tani jemi këtu dhe keni ndjekur të gjithë debatin që zhvillohet. Sot nuk ka asnjë njeri që vë në dyshim se krimineli i përzgjedhur ishte atë ditë në një mision të strukturuar, organizuar dhe nuk kishte asgjë rastësore. E para.

    Por vijmë te një çështje e dytë. Edi Rama sipas disave ishte njeriu më i painteresuar. Unë ju them atyre se në Shqipëri, nuk ka një të dytë që të ishte i interesuar për atë gjë. Në Ballkan ishte i interesuar Vuçiçi se i ka shprehur ato.

    Por unë tani nuk kam pse të rri me teori të vjetra, sepse absolutisht njeriu më i interesuar ishte Edi Rama, për arsye se ai mendoi se në zhurmnajën e madhe të samitit do të mund të japë një goditje të përmasave të papërcaktuara, një goditje kundërshtarit politik dhe forcës që ai përfaqësor.

    E them këtë edhe njëherë sepse nuk ka njeri të dytë në Shqipëri që është më interesuar se ai. Tani atij opozita i ka dalë dore dhe nuk e kontrollon dot me asgjë.”-tha Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!