×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dorëzohet në KQZ ankesa për deputeten e PD-së: Fshehu ndryshimin e emrit të babait

    Reporteri
    21 Tetor 2021 | 14:27

    Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është depozituar një ankesë në adresë të deputetes së PD të qarkut të Lezhës, Elda Hoti, ku thuhet se është fshehur ndryshimin e emrin të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti.

    Ankimi është bërë në adresë të kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi nga Llesh Nikolli, ndërsa për dijeni i është dorëzuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, drejtuesit të SPAK si edhe ambasadoreve të SHBA dhe BE në Tiranë.

    “Kjo deputete në vetëdeklarimin e saj ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti. Ky ndryshim është bërë më datë 30 prill 2002 dhe kandidatja për deputete znj. Elda Hoti nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Duke fshehur këtë të dhënë te gjeniralitetet e saj, znj. deputete nuk mund të përfaqësojë komunitetit të saj në parlamentin shqiptar.Kjo deputete përse e ka fshehur këtë ndryshim, e ka harruar, apo babai i saj ka pasur një të shkuar kriminale ku është dënuar për disa vepra të rënda penale, si ajo e trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafikim të qenieve njerëzore” thuhet në akimin e dorëzuar në KQZ, ku pretendohet se deputetja Elda Hoti ka shkelur ligjin për dekriminalizimin dhe konsumuar vepër penale,“-thuhet në dokumentin e ankimit.

    Hoti është deputetja e cila mori mandatin e deputetit të Mark Markut, pasi ky i fundit dha dorëheqjen.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!