×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dy turistë anglez humbin në “Majën e Qorres”, pas disa orësh policia arrin ti gjej

    Reporteri
    30 Maj 2023 | 17:19

    Dy turistë anglez kishin humbur rrugën në një terren tejet të vështirë malor të fshatit Dukat, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin.  

    Për këtë arsye, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum iu kanë dalë në ndihmë dy turistëve anglezë, të cilët kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë malor.

    “Falë kërkimeve për disa orë, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e 2 turistëve anglezë, në vendin e quajtur “Maja e Qorres”, në fshatin Dukat të Vlorës. Turistët po shoqërohen për në ambientet e hotelit ku ishin akomoduar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim të Policisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!