×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E FUNDIT: Ish-ministri Saimir Tahiri lirohet nga burgu

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 11:43

    Ish ministri i Brendshëm, Samir Tahiri është liruar nga burgu. Ai do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Vendimi është marrë ditën e sotme në gjykatën e Elbasanit, nga gjyqtarja Matilda Fetahu.

    GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’, por me gjykim të shkurtuar dënimi iu ul në 3 vite e 4 muaj burgim.

    Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!