×
  • Lajme
  • Shqipëria / LAJMI I FUNDIT

    E rëndë: Vdes 26-vjeçari shqiptar në një aksident në Greqi

    Reporteri
    25 Shkurt 2024 | 21:49

    Një aksident me motoçikletë ka ndodhur në Greqi ku si pasojë ka mbetur i vdekur një shqiptar.

    Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, aksidenti tragjik ka ndodhur pak para orës 18:00, kur 26 vjeçari S.Sula, po kthehej nga Rizomylos.

    Mendohet se motoçikleta me të cilën ai po udhëtonte ka rrëshqitur në sipërfaqen e rrugës dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë është përplasur në trotuar, gjë që ka shkaktuar vdekjen tragjike të të riut shqiptar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!