×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Edi Rama: Nga 20 prilli hiqen vizat me Emiratet e Bashkuara Arabe

    Reporteri
    20 Mars 2023 | 17:23

    Në muajin shkurt Shqipëria nënshkroi marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara për të udhëtuar pa viza dhe kjo marrëveshje do të fillojë zbatimin nga 20 prilli.

    Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në facebook. ” Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe pa viza nga 20 prilli“, shkruan ai.

    Kjo marrëveshje do të krijojë padyshim lehtësi të shtuara për të gjithë ata qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, për arsye pune, biznesi apo turizmi. Të gjithë këta, nga momenti i hyrjes në fuqi të marrëveshjeve s’do të kenë më nevojë për viza hyrëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!