×
  • Lajme
  • Shqipëria / Kryebashkiaku i Tiranës

    Erion Veliaj uron nga paraburgimi Kosovën për 17 vjetorin e pavarësisë: Ditë historike

    Reporteri
    17 Shkurt 2025 | 16:27

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar nga paraburgimi Kosovën për 17 vjetorin e pavarësisë. Urimin e ka bërë përmes fotografive me ish-Presidentin Hashim Thaçi, këngëtaret kosovare me famë botërore, Dua Lipa e Rita Ora, këngëtaren e ndjerë Nexhmije Pagarusha e veprimtarin e ndjerë, Adem Demaçi. 

    Veliaj ka thënë se kjo është një ditë krenarie për sakrificat e së shkuarës dhe ditët më të ndritura që Kosova i ka përpara, shkruan Reporteri.net.

    “Përqafime vëllazërore dhe urime të përzemërta për këtë ditë historike!”, ka shkruar Veliaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!