×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Evropë na hidh një jelekë shpëtimi”, nis protesta e opozitës në Tiranë

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 12:28

    Me pankarta në duar qytetarë të shumta i janë drejtuar Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit” nga sheshi “Skënderbej.

    “Europe, throw us a life vest!”, shkruhet në një prej pankartave që mbahet nga protestusit, ndërsa një tjetër thotë “‘Duam demokraci, jo stabilokraci’.

    Ndërkohë kujtojmë se është duke u zhvilluar ditën e sotme në Tiranë Samiti i Bashkimit Europian më Ballkanin Perëndimor, teksa nga ana tjetër pritet që të organizohet gjithashtu edhe protesta e thirruar nga Partia Demokratike.

    Kryeqyteti është mobilizuar dhe blinduar nga forcat e policisë teksa në patrullim janë dhe helikopterët në perimetrin e sigurisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!