Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur për zgjedhjet për kryetar në PD, që do të mbahen më 13 qershor, duke thumbuar kandidatin Agron Shehaj, teksa tha se PD nuk eshte Call Center.
Teksa tha se mbështet Lulzim Bashën, duke sqaruar dhe arsyet, Gjekmarkaj ironizoi ne Frontline, kandidatët e tjerë përballë Bashës, duke u shprehur se PD nuk është ”call-center” dhe s’mund të kandidojnë figura të vogla me ambicie komike.
“Në PD nuk mund të përsëritet skema e Edi Ramës me sondazhe të trukuara e të tjera mekanizma. Ose të ketë figura të vogla me ambicie komike. PD nuk është call-center”, tha deputeti Gjekmarkaj.
Më tej, Gjekmarkaj deklaroi se Basha momentalisht është dukshëm fitues dhe protagonist, dhe detyra e tij tashmë është të marrë mandatin e mbrojë partinë, kurse kandidatët e tjerë janë për ambicie personale në garë.
‘’Detyra e Bashës është të marrë mandatin dhe të mbrojë partinë nga agresioni ku ndodhet. Kandidatët e tjerë janë në garë për ambicie personale’’– shtoi Gjekmarkaj.
Sipas tij, zgjedhjet e 25 prillit ishin masakra elektorale më e madhe e 30 viteve demokraci dhe për këtë s’ka pse të fajësohet apo akuzohet Basha ose t’i kërkohet dorëheqja si kryetar i PD.