×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjenden me mijëra bimë narkotike të mbjella në Krujë, Lezhë e Shkodër, asgjësohen mbi 6200 fidanë kanabisi

    Reporteri
    31 Maj 2023 | 15:09

    Policia e Shtetit ka arritur të indetifikojë bimë narkotike të mbjella në Krujë, Lezhë dhe Shkodër dhe ka asgjësuar 6262 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.

    “Në Krujë, gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 9-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, u gjetën 875 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, konkretisht: 580 fidanë në fshatin Shkretë dhe 295 fidanë në malin e Brretit”, thuhet në njoftim të policisë.

    Në qarkun Lezhë, sipas policisë, pas megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, u gjetën 4557 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht: 1700 bimë në fshatin Gernac, Milot; 1335 bimë në fshatin Selitë, Milot; 1000 bimë në fshatin Kallmet, Lezhë; 289 bimë në fshatin Lester, Milot dhe 233 bimë në malin e Shëngjinit.

    Ndërsa në qarkun Shkodër, në kuander të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, në fshatin Sumë, u gjetën 830 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

    “Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim të policisë.

    Sipas tyre, megaoperacionet policore antikanabis “Territor i pastër”, “Imazhi” dhe “Alpe të pastra”, janë duke vijuar, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar prokurorive përkatëse pranë gjykatave në Durrës, Lezhë dhe Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!