×
  • Lajme
  • Shqipëria

    46-vjeçarja ia vjedh kartën e bankës një burri dhe ia merr të gjitha paratë

    Reporteri
    04 Dhjetor 2021 | 14:03

    Një 46 vjeçare është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për vjedhje.

    Policia bën me dije se gruaja i ka vjedhur kartën e bankës një 42-vjeçari dhe me anë të saj ka tërhequr një shumë parash në bankomat.

    Menjëherë pasi konstatoi mungesën e kartës, 42-vjeçari fillimisht kontaktoi bankën për bllokimin e saj, por gruaja ia kishte marrë paratë.

    Në këtë situatë ai i drejtohet policisë dhe bën një denoncim për vjedhje.

    “Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases M. N., 46 vjeçe, pasi i ka vjedhur kartën e bankës shtetasit D. H., 42 vjeç dhe me anë të saj ka tërhequr një shumë parash në bankomat”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!