×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ish-anëtari i Partisë Socialiste të Shqipërisë krahason policët e Kosovës me ushtrinë e Millosheviçit

    Reporteri
    22 Shtator 2021 | 0:00

    Ish-kryetari i Forumit Rinor Eurosocialist në Shqipëri, Juxhin Çela, ka krahasuar policët e Kosovës të cilët janë duke zbatuar vendimin e Qeverisë për reciprocitet në targat e automjetëve me Serbinë, me ushtrinë e Slobodan Milosheviçit.


    Ish anëtari i Partisë Socialiste në Shqipëri, Juxhin Çela, ka ngjallur reagime të shumta me postimin e tij në Twitter, ku duke komentuar reagimin e pjestarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ka thënë se një veprim i tillë nuk dallon shumë nga ushtria e Milloshevicit.

    “Prishtina duhet te terheqi trupat speciale nga veriu dhe te ndali drejtimin e armeve te njerez pa arme qe nuk duan shtetin e Kosoves/Prishtines ne token ku ata banojne dhe jane shumica, ndryshe nga ndryshon ushtria e Albinit nga ushtria e Millosheviqit?” – shkroi ai.

    Juxhin Çela ishte pjesë e partisë socialiste në Shqipëri deri në vitin 2014, teksa ishte në krye të Forumit Rinor të kësaj partie

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!