×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Jaeld Çela kërkesë GJKKO-së, kërkon zbutjen e masës së sigurisë

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 14:46

    Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, këtë të hënë kërkon nga Gjykata e Posaçme shuarjen e afateve të paraburgimit dhe zbutjen e masës së sigurisë.


    Në kërkesën që Çela i ka dërguar GJKKO-së shprehet se nuk mund të mbahet në burg pasi nga dita e vendimit të dhënë nga Apeli i Krimeve të Rënda, ka kaluar me shume se një vit, ndërsa thekson se për këtë shkak afatet e paraburgimit e kanë humbur efektin. Dosja penale ndodhet në Gjykatën e Larte dhe pret për t’u shqyrtuar. Kujtojmë se Jaeld Çela është i pandehur bashkë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

    Çela prej kohësh ka qenë në kërkim, por para marrjes së vendimit nga Apeli ai u dorëzuan në polici.

    Ai akuzohet për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Trafikim i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

    Jaeld Çela është dënuar me 3.4 vite burgim për shpërdorim detyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!