×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Konflikt mes çiftit afgan që u strehuan në Shëngjin, gruaja plagos me thikë bashkëjetuesin

    Reporteri
    23 Tetor 2021 | 15:39

    Një incident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në një hotel në Shëngjin, ku janë strehuar refugjatë afganë.

    Një grua afgane, e moshës 26 vjeç, ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj 33-vjeçar, pas një konflikti të çastit, konfirmoi Policia në një njoftim zyrtar.

    I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por është dërguar për kujdes mjekësor në spitalin rajonal të Lezhës.

    Ndërkohë, autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!