×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Konflikt për motive të dobëta, dy të plagosur në Tiranë

    Reporteri
    10 Janar 2025 | 7:42

    Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmë në Tiranë pas një konflikti për motive të dobëta.

    Policia njofton se një 69-vjeçar ka goditur me sende të forta një 45-vjeçar, ndërsa ky i fundit e ka qëlluar me thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05, në rrugën Ndre Mjeda në kryeqytet, të dy të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Njoftimi:

    Më datë 09.01.2025, rreth orës 21:05, në rrugën Ndre Mjeda, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi B.D, rreth 69 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B.M, rreth 45 vjeç, ndërsa ky i fundit ka goditur me një mjet prerës shtetasin B.D.

    Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!