×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Ky është Ballkani i ri evropian”, Rama takohet me Zaevin dhe Vuçiqin

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 10:08

    Këtë të enjte një takim virtual është zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama, me homologun e tij maqedonas Zoran Zaev dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


    Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shkruan se në këtë takim është rënë dakord mbi përgatitjet për Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal në Shkup më 29 korrik.

    “Këtë mëngjes kam pasur takim produktiv kushtuar përgatitjeve për Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, të cilin së bashku me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, po e organizojmë në Shkup më 29 korrik duke u lidhur edhe më shumë për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve tanë. Ky është një Ballkan i ri, evropian”, shkruan Zaev.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!