×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Lajm i mirë për kosovarët, shkurtohet për 3 orë rruga drejt Sarandës

    Reporteri
    02 Korrik 2022 | 11:00

    Rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës, është gati.

    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro publikoi sot pamje të këtij aksi rrugor, teksa bëri të ditur se nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër.

    “Udhëtimi nga Gjirokastra në Delvinë, e përtej në Sarandë me rrugën e re që nga sot do të jetë e hapur për gjithë qytetarët duke e sjellë bregun fare afër”, shprehet Kumbaro në rrjetet sociale.

    Pjesë e kësaj rruge është edhe tuneli i Skërficës.

    Me një gjatësi prej 33 km, përfundimi i rrugës Kardhiq-Delvinë e shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit shumëdimensional të zonës dhe Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!