×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Ma gjej numrin e asaj shoferes” – polici shqiptar fiksohet keq pas një gruaje, veprimi që e fundosi

    Reporteri
    21 Tetor 2021 | 15:02

    Prokuroria e Tiranës lëshoi ditën e djeshme katër urdhra arrestimi për tre punonjës policie të Tiranës, të cilët janë kapur në shkelje duke shpërdoruar detyrën. Por, më shumë se sa akuza, lajm përbën shkaku se përse policët janë përfshirë në këtë shkelje.

    Në dosjen e prokurorisë, sipas abcnews, rezulton se polici i arrestuar Durim Murja është telefonuar me datë 8 gusht nga kolegu i tij Jon Burri, i cili i ka kërkuar të dhëna në lidhje me pronaren e një makine që ai e kishte parë në lavazh.

    Jon Burri i kërkon Murjas të dhëna në lidhje me identitetin, numër telefoni dhe të ngjashme për vajzën me inicialet A.C, pasi e kishte pëlqyer shumë kur e kishte parë teksa kishte çuar makinën në lavazh.

    Sipas prokurorisë, fillimisht Murja ka hezituar, por pas ngulmimit nga Jon Burri ka pyetur kolegen e tij Matilda Hamollari që t’i ofrojë të dhënat në fjalë. Hamollari dhe Murja i sigurojnë të dashuruarit me shikim të parë Jon Burri të dhënat e vajzës në fjalë duke kryer një shkelje të rëndë të ligjit mbi të dhënat personale, krahas shpërdorimit të detyrës.

    Prokuroria ka pyetur edhe vajzën që kishte fiksuar policin, por ajo është shprehur se nuk ka autorizuar askënd që të kontrollojë të dhënat e saj në sistemin e targave të policisë.

    Nisur nga shkelja në fjalë, prokuroria ka lëshoi urdhër arresti për efektivët e policisë:

    Durim Murja -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
    Jashar Shehu -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
    Arjan Balla -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
    Ndërkohë, Matilda Hamolli, pjesë e patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, ndodhet në arrest shtëpie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!