×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbyti nënën në Përmet, Gjykata lë në burg 24-vjeçarin

    Reporteri
    06 Qershor 2023 | 11:48

    Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për 24-vjeçarin Albi Muhollari, i cili mbyti të ëmën me qese plastmasi.

    Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunës në qytetin e Përmetit.

    24-vjeçari rezulton një student ekselent që ka studiuar në Amerikë. Ai njihet si një person i qetë dhe pa precedent penal. I riu ka studiuar në SHBA, vend ku dhe jeton e punon.

    Muhollari ishte kthyer nga SHBA disa ditë më parë së bashku me prindërit e tij.

    Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes mendore, pas i riu mendohet se vuante nga depresioni.

    Familjarët e kishin shoqëruar në spitalin e Përmetit ku pas ekzaminimit ai është diagnostikuar me “çrregullime të humorit”./Euronews.al

    Dalin detaje nga vrasja e nënës nga i biri në Përmet, 24-vjeçari kërkonte të blinte armë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!