×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Me perëndimin apo Erdoganin? Rama i jep fund dilemës së shqiptarëve

    Reporteri
    17 Janar 2022 | 18:05

    Kryeministri shqiptar Edi Rama ka qëtësuar aleatët në BE dhe SHBA pas vizitës së Presidentit të Turqisë Erdogan në Shqipëri.

    Rama tha se mes BE-së dhe Turqisë, ai ka zgjedhur Shqipërinë dhe mbetet një aleat strategjik i Perëndim, po ashtu edhe një mik i Turqisë.

    Rama tha teksa ishte në krah të Presidentit Erdogan se ai është një këshillues i mirë, ndërsa shtoi se çfarë flet me të në publik, atë flet edhe në takimet bileterale.

    “Mendoj se këtë marrëdhënie ka vetëm të mira. Mos e harrojmë që BE pa Turqinë do të ishte në një situatë që mund të mos i ngjante fare asaj që është sot. Turqia është një valvul e pashmangshme sigurtie për BE. Ne jemi aleatë, nuk bëjmë zgjedhje, ne zgjedhim Shqipërinë”, tha Rama. /abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!