×
  • Lajme
  • Shqipëria / Samiti për Ukrainën

    Me ta pritur në zyre, kjo është dhurata e parë që i bëri Rama presidentit Zelensky

    Reporteri
    28 Shkurt 2024 | 10:42

    Kryeministri i Shqipërisë, Edri Rama ka pritur në takim presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Rama derisa i tregoi Zelenskyt zyrën e tij, i bëri atij edhe një dhuratë, një libër me mbishkrimin “Edi Rama”.

    Takimi Rama-Zelensky është i pari në agjendën e ngjeshur të Presidentit të Ukrainës në këtë vizitë të parë në Shqipëri, ndërsa më pas parashikohet takimi mes dy delegacioneve ndërsa pritet firmosja e një marrëveshjeje dypalëshe.

    Presidenti Zelensky po zhvillon vizitën e tij të parë në Tiranë në kuadër të Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore”, që organizohet sot në kryeqytetin shqiptar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!