×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mësohet se çka i tha Rama në vesh Erdoganit kur e përshëndeti në aeroport

    Reporteri
    17 Janar 2022 | 22:18

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u largua nga Tirana pas një dite të gjatë e me agjendë të ngjeshur në vendin tonë.

    Kryeministri Edi Rama e përcolli Erdoganin deri në aeroportin “Nënë Tereza”.

    Pasi Presidenti turk u përshëndet me ministrat e kabinetit shqiptar, Rama ishte i fundit që e takoi, duke e përqafuar.

    Madje, nuk harroi porosinë për Erdogan që ai të përshëndeste nga ana e kryeministrit shqiptar, gruan dhe familjen.

    “Të fala zonjës dhe familjes”, i tha Rama, dhe më pas Erdogan u largua, pas vizitës gati 11 orëshe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!