×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nesër seanca për buxhetin 2024, Opozita ka paralajmëruar bllokim

    Reporteri
    19 Nëntor 2023 | 16:12

    Parlamenti do të mblidhet ditën e hënë për të miratuar buxhetin e vitit 2024, ndërsa opozita ka paralajmëruar se nuk do të lejojë zhvillimin e punimet normale të Kuvendit. Mazhoranca ka bërë gati disa skenarë, duke menduar mundësinë për miratimin e buxhetit, pa diskutime, ose zhvendosjen e seancës, në një sallë tjetër.

    Kuvendi do të mblidhet të hënën në orën, 10:00 në seancë plenare, për të diskutuar dhe miratuar projektbuxhetin për vitin 2024. Në seancë maratonë ku janë parashikuar, në rend dite, projektligji, për akcizat, për procedurat tatimore, për taksat kombëtare, projektligji për tatimin për vlerën e shtuar dhe buxheti, është planifikuar të flasin të gjithë depuetët e mazhorancës.

    Por nga ana tjetër, opozita ngelet e vendosur të bllokojë punimet normale të kuvendit, siç ka bërë në gjithë seancat e shkuara. Një ditë më parë, deputetët e opozitës, publikuan një foto të gardës së republikës, teksa bënte prova në sallën e seancave plenare për të rrethuar deputetët, duke e akuzuar kryetaren e kuvendit, se po merrte masa të posaçme autoritare për seancën e të hënës. Në kushtet kur deputetët e Partisë Demokratike, kanë paralajmëruar se do pengojnë me çdo kusht, zhvillimin e seancës, kampi socialist, është I vendosur për ta miratuar buxhetin e vitit 2024, në çdo rrethanë.

    Skenari I parë, I diskutuar nga socialistët, është mundësia për ta kaluar buxhetin pa diskutime, në rast se në kuvend do të ketë tensione. Mazhoranca po mendon mundësinë, të votojë, projektbuxhetin pa debatin klasik, maratonë, duke votuar projektligjet dhe paketën fiskale, me urgjencë, siç ka ndodhur në gjithë seancat e fundit. Mazhoranca ka menduar edhe mundësinë, që në rast tensioni me opozitën, të mbyllë seancën dhe ta shtyjë zhvillimin e saj, për ditët e martë.

    Skenari I fundit që po shqyrtohet nga partia e Edi Ramës, është dhe spostimi i seancës plenare në një sallë tjetër, në rast se deputetët e opozitës do të qëndrojnë në ambientet e parlamentit.

    Prej një muaji e gjysmë, opozita po proteston në kuvend, duke kërkuar rikthimin e të drejtave të saj kushtetuese dhe ngritjen e komisioneve hetimore, për të hetuar akuzat për korrupsion ndaj qeverisë, ndërsa Partia Socialiste, po I miraton projektligjet, pa diskutime, duke i zhvendosur mbledhjet e komisioneve parlamentare on-line./Report tv/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!