×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ngacmoi seksualisht 14-vjeçaren, gjykata lë në burg biznesmenin 64-vjeçar nga Vlora

    Reporteri
    16 Janar 2022 | 21:11

    Gjykata e Fierit ka lënë në burg këtë të diel 64-vjeçarin nga Vlora, Vesaf Musa të akuzuar se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur vetëm 14 vjeç të komunitetit rom.

    Arrestimi u bë të premten nga policia e Fierit, pasi ngjarja ka ndodhur në Levan. Ishte gjyqtarja Olkeda Liçe që vendosi ta lërë në qeli biznesmenin.

    E mitura ka rrëfyer para policisë në prani të psikologes dhe familjarëve sesi ka ndodhur ngjarja.

    Mësohet se teksa po udhëtonte me një mjet fuoristradë, biznesmeni Musa ka ndaluar dhe i ka thënë të miturës: “Eja, do bëjmë qejf?”, shkruan Lapsi.al.

    Musa njihet si biznesmen, pasi merret me prodhimin e vajit të ullirit.

    Pak kohë më parë biznesi i tij i vizitua edhe nga vetë ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca që shoqërohej dhe nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

    Në profilin e tij në Facebook gjen foto me ministra dhe deputetë të shumtë dhe madje ai krenohej për këtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!