×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “O hero, e gjithë Shqipëria ty të do”, shpërthejnë përkrahësit e Sali Berishës pazi u zgjodh kryetar i PD-së

    Reporteri
    22 Maj 2022 | 22:59

    Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbrëmjen e kësaj të diele është rikthyer pas 9 vitesh në selinë blu si kryetari i kësaj force politike.

    Ai është pritur nga dhjetëra simpatizantë të cilët kanë krijuar një atmosferë të zjarrtë jashtë ambienteve të selisë.

    “O hero, e gjithë Shqipëria ty të do”, thërrisnin përkrahësit e tij.

    Sali Berisha është shpallur kryetari i ri i Partisë Demokratike.

    Ai fitoi thellë ndaj të vetmit kandidat në zgjedhjet për kryetar të PD-së, Ibsen Elezit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!