×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pamje të rënda: Tërhiqet zvarrë, momenti kur rrëmbyesit nxjerrin trupin e pajetë të 49 vjeçarit shqiptar

    Reporteri
    20 Tetor 2021 | 22:53

    Janë publikuar pamjet që tregojnë momentet kur Jan Prenga, 49-vjeçari i cili u rrëmbye më 17 janar të vitit 2020 në Kamëz, nxirret i pajetë nga një ‘Range Rover’, nga personat që e morën peng.

    Emisioni “Në Shenjestër” ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë të garazhit ‘Golden Resort’, me vendndodhje në fshatin Pjesëz në Shijak.

    Në këto pamje shihen autorët të cilët tërheqin zvarrë trupin e pa jetë të 49-vjeçarit Jan Prenga të cilin e nxjerrin nga një makinë e bardhë.

    Deri më tani autoritetet kanë dështuar të gjejnë trupin e Prengës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!