×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Plagosja në Vlorë, policia jep detaje

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 21:24

    Sot pasdite në spitalin e Vlorës një person është paraqitur i plagosur me armë zjarri.


    Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen, ku bën të ditur se i plagosuri Ergys Likaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

    Njoftimi i policisë:

    Vlorë/Informacion paraprak

    Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!