×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Polici përplas për vdekje një 12-vjeçar në Gjirokastër

    Reporteri
    22 Tetor 2022 | 19:56

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjirokastër ku ka humbur jetën një 12-vjeçar.

    Makina që përplasi të miturin drejtohej nga një polic kufitar, ndërsa mësohet se 12-vjeçari u dërgua në spital ku humbi jetën pasi nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra.

    Gjirokastër/Informacion paraprak

    Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.

    Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!