×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Primaret e PD-së në Tiranë nuk nxjerrin fitues, këta dy kandidatë shkojnë në balotazh

    Reporteri
    05 Dhjetor 2022 | 7:07

    Partia Demokratike ka zhvilluar primaret për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet Vendore të 14 majit.

    Gara që ka pasur më shumë interes ishte padyshim ajo e Tiranës, ku pritej me mjaft vëmendje se kush do të jetë përballë Veliajt.

    Kandidati që ka marrë më shumë vota është Belind Këlliçi, por pa mundur që të fitojë me 50%+1 votë, dhe përkëtë arsye gara shkon në raundin 2.

    Ilir Alimehmeti është kandidati që ka mundur të renditet në vendin e dytë dhe raundi 2 do të jetë pikërisht midis tij dhe Këlliçit më 11 dhjetor.

    Kandidat që mori numër të konsiderueshëm votash ishte edhe Gerti Bogdani.

    Kandidatët e tjerë ishin të gjithë për t’u harruar.

    Numri total i votave:

    Belind Këlliçi 4040 vota

    Ilir Alimehmeti 2196 vota

    Gerti Bogdani 1819 vota

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!