×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama në Asamblenë e OKB: Shqipëria është gati, BE të bëjë pjesën e saj

    Reporteri
    25 Shtator 2021 | 7:26

    Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për integrimin europian.


    Kreu i qeverisë thotë se tashmë është koha që BE të bëjë pjesën e saj pasi vendi ynë është gati.

    “Procesi i Integrimit Europian përfaqëson një spirancë për të ardhmen e Shqipërisë dhe ne mezi presim me padurim konferencën e parë ndërqeveritare në përputhje me vendimin e mëparshëm. E kam thënë në Tiranë, dhe Bruksel e dua ta përsëris këtu. Shqipëria ka kohë që është gati, ajo pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi europian është një aspiratë mbarërajonale. Po punojmë për të zbatuar 4 liritë themelore të BE-së përmes nismës Ballkani i Hapur. Është shenja e procesit të zotërimit si rajon. Do të rrisë punësimin në rajon, do ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve. Historia e OKB-së është historia e një zhvillimi të pandërprerë”, ka deklaruar Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!