×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama tregon batutën: Shyqyr s’je mysliman se kaq shumë sa rri me Erdoganin…

    Reporteri
    17 Janar 2022 | 20:13

    Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për mediat me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ka ndarë edhe një koment që i ka bërë një qytetar.

    Rama tha se komenti i qytetarit në Laç e ka bërë për të qeshur ditën e sotme.

    Kryeministri tregoi se qytetari i kishte thënë “shyqyr që nuk je mysliman se kaq shumë sa rri me presidentin e Turqisë, po të ishe mysliman kushedi çfarë do të thoshin ata të BE-së.”

    “Më bëri për të qeshur vërtet komenti i një qytetari, i cili thoshte shyqyr që nuk je mysliman se kaq shumë sa rri me presidentin e Turqisë, po të ishe mysliman kushedi çfarë do të thoshin ata të BE-së. Në fakt nuk jam, jam katolik, gjysmën time më të mirë e kam myslimane. Unë nuk besoj se kushdoqoftë në Shqipëri apo BE duhet të shqetësohet për këtë marrëdhënie mes dy vendeve, sepse kjo është marrëdhënie tradiacionale. Edhe kur Shqipëria ishte një vend shumë i mbyllur, marrëdhënia me Turqinë ishte aty si vazhdimësi e një traditë. Kur vjen puna te marrëdhënia ime me Erdogan, janë për të qeshur ato që thuhen. Thuhen jo vetëm nga konspiracionistë por edhe njerëz seriozë në BE. Por e vërteta është që janë disa gjëra që nuk zhbëhen”-tha kryeministri Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!