×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama zbulon bisedën me Veliajn: Refuzoj të dëgjoj përgjime

    Reporteri
    27 Janar 2022 | 22:08

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar debatin në FSHF duke thënë se ka pasur një bisedë me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj ndërsa thekson se nuk e ka dëgjuar përgjimin.

    Nga ana tjetër, Rama tregoi se çfarë bisedoi me Veliajn për këtë çështje dhe faktin që u përmend SPAK duke bërë me dije se nuk ka aspak lidhje me këtë.

    “Nuk është fare tema jonë si qeveri. Unë thjesht kam bërë një bisedë me kryetarin e Bashkisë pasi doli një përgjim që nuk e kam dëgjuar, refuzoj të dëgjoj përgjime sepse të gjitha përgjimet janë në kontekste, të dala në konteksti prodhojnë diçka tjetër. Dhe po të na kishin regjistruar tani çfarë folëm e të na fusnin live, ishte toni tjetër”, tha Rama në topchannel.

    “Njerëz jemi ne, mish, kocka, gjak. E mora ta pyes çfarë është dhe më shpjegoi kontekstin, pozicionin e tij, abuzimet e federatës, të gjithë procesin e zgjedhjeve që sipas tij po bëhet përveç çdo standardi. Po i thashë për çfarë e përmend SPAK-un? Kur them që këto përgjime bëhen bazë abuzimi se i kam vuajtur në kurriz. SPAKu nuk ka lidhje me këtë. Është një fjalë e thënë në muhabet, por SPAK nuk ka kompetencë të merret”, përfundoi Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!