×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Range Roveri” me të cilin u krye sulmi ndaj Top Channel i ishte vjedhur një kosovari gjatë pushimeve

    Reporteri
    28 Mars 2023 | 10:42

    Policia shqiptare ditën e sotme ka bërë të ditur se vetura e tipit “Range Rover” nga e cila u krye dhe sulmi ndaj Top Channel i përkiste një shtetasi kosovar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në njoftim thuhet se vetura ishte vjedhur në verën e vitit 2020 në fshatin Tale të Lezhës.

    Më pas, në 31 dhjetor 2022 targat që Range Rover kishte natën kur ndodhi sulmi, ishin vjedhur po në këtë datë.

    Policia e shtetit gjithashtu ka ofruar 100 mijë euro shpërblim për këdo që ka informacion që çon në identifikimin e autorëve të rastit./Reporteri.net/

    Policia shqiptare ofron 100 mijë euro për identifikimin e autorëve të sulmit ndaj Top Channel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!