×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Reagon Edi Rama: Sulmet ndaj KFOR-it e lëndojnë Kosovën në sytë e ndërkombëtarëve

    Reporteri
    29 Maj 2023 | 22:12
    Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se sulmet e fundit ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri e lëndojnë shumë Kosovën.

    Konflikti në veri të Kosovës, që ai e quajti të panevojshëm, Rama tha se prekë direkt Kosovën në terma afatgjatë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova!”, shkroi ai në Tëitter.

    Tutje, kryeministri shqiptar tha se trupat e Serbisë të ekspozuar në kufi “janë të barabartë me zero”, ndërsa shtoi se, sipas tij, Kosova po ngurron për ta finalizuar dialogun.

    “Nga ky udhëkryq ku konflikti kthehet e rikthehet çdo vit si produkt i të shkuarës, me Serbinë që ekspozon trupat në kufirin ku fuqia e saj është e barabartë me zero dhe Kosovën që ekspozon ngurrimin e saj për të finalizuar dialogun, dilet vetëm me dialog e me aleatë të fuqishëm!”.

    Në fund, Rama pati një thirrje për Qeverinë e Kosovës.

    “Thirrja ime për t’i dëgjuar me vëmendje ata aleatë e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare!”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!