×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rrëshqitje dheu pas reshjeve në Shqipëri, bllokohen përkohësisht disa rrugë

    Reporteri
    14 Shtator 2024 | 17:13

    Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe orët e para të mëngjesit të së shtunës kanë shkaktuar problematika në disa akse në veri të Shqipërisë.

    Shiu i shoqëruar me rrebeshe ka sjellë rënie gurësh e inertesh në segmentet, Dushaj-Sheshi i Tragetëve, Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë Skuraj-Burrel, Lezhë-Vau Dejes, Ura e Zapodit Shishtavec, Bajram Curri-Valbonë, Qafë Bualli-Ura e Cerenecit, Vau Dejes-Pukë-Kalimash.

    Autoriteti rrugor shqiptar njofton se akset janë pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht, ndërsa në terren vijojnë të qëndrojnë punëtorët me mjete, duke marra masa për lehtësimin e qarkullimit rrugor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!