×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sali Berisha dëshmoi gati dy orë në Prokurori: Do ju informoj hollësisht

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 13:22

    Për gati dy orë në Prokurorinë e Tiranës, ish-kryeministri Sali Berisha ka dëshmuar para dy prokurorëve Elisabeta Imeraj dhe Eljon Mazrekut në lidhje me protestën e 8 janarit të zhvilluar para selisë blu.

    Mediet bëjnë të ditur se ai ka mbaruar dëshminë në Prokurori dhe pritet të japë një deklaratë për mediat.

    Ndërkohë para se ai të shkonte në Prokurori, për gazetarët ai u shpreh se është thirrur nga Rama, pasi ai ka urdhëruar. Berisha deklaroi se do të japë informacione të hollësishme sapo të dalë nga prokuroria.

    “Ju ftoj se sapo të dal nga dera e Prokurorisë do t’ju informoj ju hollësisht. Basha është një vegël i qeverisë, aty thirrem nga Rama unë jo nga Basha. Unë mendoj se duhet tu kërkonte të falur dhe të ndëshkonte policinë, kishte ndaluar njerëz të pafajshëm”, tha Berisha para se te futen ne Prokurori.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!