×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sali Berisha pas përfundimit të votimit për Primaret: Standard i paparë demokratik, shkojmë në zgjedhje ballëlart

    Reporteri
    04 Dhjetor 2022 | 21:50

    Pas përfundimit të procesit të Primareve të PD ditën e sotme, Sali Berisha doli para mediave ku theksoi se është vendosur një standard i paparë demokratik në vend.

    “Sot ata dhjetëra mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PD që votuan në të katërta anët e vendit për kandidatët për kryetar bashkie. Falënderim për ata që morën pjesë, e fisnikëruan garën, e pashembullt ndonjëherë me mbi 200 burra, gra e të rinj, anëtarë të PD dhe shoqërisë civile, pra prurje të larmishme, por që me angazhimin e tyre e bënë garën më kuptimplotë.

    Por unë me këtë rast dua të theksoj se sot ishte hera e pestë që nga 18 dhjetori i 2021, që anëtarët e PD folën, vendosën dhe firmosën me votën e tyre. Nuk besoj të ketë forcë tjetër politike që në një hark kohor më pak se 12 mujor, të ketë ushtruar me të gjithë anëtarësinë e saj, 5 herë votën e tyre.Në këtë kontekst kam bindjen se çdo anëtarë i PD ndihen më të lirë, dinjitozë, më të motivuar se kurrë. Kam bindjen se ata vlerësojnë këtë ndryshim madhor të PD, proces me të cilin kjo forcë përmbysi procedurën e përfaqësimit. Vendosën standard demokratik të paparë në Shqipëri çka e bën PD sot forcën më të fuqishme politike në vend. Në garë mbi 200 kandidatura, por nuk ka një prej tyre që të thotë se mora pjesë si kandidat i kryetarit apo kryesisë. Që të gjitha si vullnet i lirë i kandidatëve apo propozime të lira. Rruga e vete vota e lirë, se ndryshe nuk ka garanci. Nuk pretendohet të ishte një proces i përsosur, por u bë çfarë ishte e mundur për procesin më të mirë’” tha Berisha.

    Berisha shtoi se PD do të hyjë në zgjedhjet lokale më ballëlartë se kurrë më parë dhe sipas tij rruga e vetme për demokracinë është vota e lirë.

    “Që të gjitha papërjashtim, si vullnet i mirë i kandidatëve, apo propozimeve të Partisë Demokratike. Imagjinoni që këtë proces transparent para mediave dhe mbarë shqiptarëve, ta krahasosh me skutat mafioze të partisë tjetër, që njëlloj si në ligjin e mafies, nuk pipëtin asgjë. Qytetarët shqiptarë nuk kanë asnjë ide se çfarë ndodh brenda atij bodrumi. Vetëm klithmat e kreut të asaj force politike. E rrëzikshme për të ardhmen e vendit. Kjo procedurë e PD-së, këto primare, ju rikujtojmë shqiptarëve se rruga e vetme është vota e lirë. S’ka demokraci pa votën e lirë”.

    “Ne shkojmë në këto zgjedhje më ballëhapur se asnjëherë parë shqiptarëve. Ne nuk fshehëm gjë. Ne shpallëm publikisht ata që garuan dhe sot numërohen votat në mbarë vendin. Shpreh vlerësimin tim më të madh për të gjithë ata që morën pjesë në këtë garë. Nuk pretendoja të ishte një proces i përsosur, por u bë çfarë ishte e mundur për diçka të tillë. Eksperienca e këtij procesi pasuron Partinë Demokratike. “Primaret” janë rruga e vetme për të hapur PD-në si forca politike e të ardhmes”, u shpreh Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!