×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sherr mes vajzave në Tiranë, 18-vjeçarja i ngul thikën të resë dhe zhduket

    Reporteri
    25 Janar 2022 | 13:00

    Një sherr mes dy vajzave ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku njëra ka përfunduar e plagosur me thikë në spital.

    Mediat në Shqipëri bëjnë me dije se një 18 vjeçare me banim në kryeqytet është shpallur në kërkim pasi goditi me thikë një 20-vjeçare pas një sherri mes tyre duke e lënë të plagosur. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë shpalljen në kërkim të shtetases M. Z., 18 vjeçe, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një 20-vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!