×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shisnin në rrjete sociale monedha ari, arrestohen babë e bir në Tiranë

    Reporteri
    01 Qershor 2023 | 16:33

    Babë e bir janë arrestuar në Tiranë pasi shisnin në rrjetet sociale, monedha si ato prej floriri.

    Të arrestuarit sipas policisë janë 65-vjeçari Kadri Forgali dhe 35-vjeçarin Klevis Forgali.

    Gjatë kontrollit në banesën e këtyre dy personave, shërbimet e Policisë gjetën 467 monedha si ato prej floriri, 3 prej të cilave dyshohet se janë vjedhur më parë në një banesë. Monedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se babë e bir reklamonin dhe shisnin online, në rrjetet sociale, monedhat duke fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

    Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!