Një shpërthim i fuqishëm raportohet të ketë ndodhur në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë mbrëmjen e së hënës.
Policia është njoftuar për këtë informacion, por ende nuk ka një adresë fikse, por dihet vetëm se zhurma është dëgjuar në zonën e Myslym Shyrtit.
Top Channel raporton se shpërthimi ka ndodhur ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtim.
Policia sqaron se është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike dhe dyshohet se si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.