×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armand Dukës

    Reporteri
    24 Janar 2022 | 22:28

    Tritol në shtëpinë e kreut të FSHF, Armand Duka në Durrës.

    Ngjarja vjen pas tensioneve mes Dukës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

    Ndërkohë, në mesditë forcat e policisë shkuan te biznesi i familjes Duka.

    Gjithashtu, Veliaj paralajmëroi edhe me sulme nga ana e SPAK.

    Gjithçka lidhet me garën për presidentin e ardhshëm të FSHF, ku kandidojnë Armand Duka dhe Dritan Shakohoxha.

    Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë shpallur qëllimin e tyre për të shtënë në dorë edhe FSHF-në, institucion i cili siç shprehej Erion Veliaj në audiopërgjim, ishte ‘ishull i pavarur’, i pakapur ende./syri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!