×
  • Lajme
  • Shqipëria / Flet kreu i Unionit Turistik Shqiptar

    Shqipëria ka nevojë për 50 mijë punonjës gjatë sezonës turistike

    Reporteri
    12 Maj 2024 | 17:58

    Turizmi është sektori që ka nevojë për më shumë punonjës në Shqipëri.

    Sipas kreut të Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, veç punonjësve vendas ata i kanë sytë nga punonjësit e huaj për të përmbushur nevojat.

    “Situata për burimet njerëzore është mjaft problematike. Kemi mungesë për gati 50 mijë punonjës të kualifikuar apo jo të kualifikuar. Për të gjetur një zgjidhje ka qenë marrja e punonjësve nga jashtë”.

    “Për herë të parë me mbështetjen e qeverisë dhe agjencive qeveritare po negociohet për të marrë mijëra punonjës nga disa vende me përvojë në turizëm. Është negociuar me disa shtete aziatike, Tajlandën, Filipinet, Indinë, Indonezinë dhe janë në fazën e finalizimit të kontratave”.

    Sipas Kasës kontrata është drejt finazlimit, ngërçi është tek kohëzgjatja, sepse u kërkohen kontrata dy vjeçare.

    “Po presim CV e tyre që të njihemi me aftësitë, eksperiencat që kanë sepse edhe bizneset nuk do të bëjnë kontratë, të marrin punonjës pa eksperiencë dhe ta mbajnë dy vite në punë duke mos qenë ai që kërkohet. Besoj që do të zgjidhet, por problemi është se jemi në limitet kohore. Shpresoj që së paku deri në fillimi i Qershorit të vijë kontigjenit i parë i punonjësve”.

    Por kush janë zona që kanë mungesat më të theksuara për punonjës?

    Rrahman Kasa ka thënë se kryesisht janë hotelet e bregut të jugut, janë strukturat e vogla dhe të mesme, pasi strukturat e mëdha i kanë mbajtur punonjësit edhe pse janë sezonale janë mbajtur me pagë me qëllim që të mos largohen nga puna.

    Gjatë katër muajve të parë të vitit kanë hyrë në Shqipëri rreth 2.3 milionë turistë ndërkohë që gjatë gjithë vitit synohen mbi 14 milionë./TV Klan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!