×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria nga 1 janari 2023 i kthen bastet sportive, buxheti i shtetit parashihet t’i arkëtoj 17 milionë euro

    Reporteri
    24 Tetor 2022 | 14:11

    Qeveria shqiptare po rikthen mundësinë e basteve sportive në vend.

    Në buxhetin e propozuar për vitin 2023, fillimi i këtij aktiviteti parashikohet nga 1 janari i vitit pasardhës.

    Ky vendim vjen katër vjet pasi qeveria shpalli të jashtëligjshme lojërat e fatit.

    Së fundmi, kryeministri Edi Rama tha në një takim me target grupet se “vazhduan aktivitetet e basteve në të zezë dhe se rikthimi i basteve sportive të ligjshme do të sjellë të ardhura në buxhet që do të ndihmojnë ekonominë në këtë kohë krize”.
    Propozimi i buxhetit parashikon edhe efektin financiar në bazë të të cilit vlerësohet se do të mblidhen 2 miliardë lekë (mbi 17.2 milionë euro).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!