×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shtohen rastet me kancer në Shqipëri, rreth 15 pacientë konsultohen për kimioterapi çdo ditë

    Reporteri
    05 Shkurt 2025 | 8:14

    Sëmundjet tumorale vazhdojnë të shtojnë numrin e pacientëve në radhët e tyre.

    Në vitin 2024, në vendin tonë u regjistruan rreth 4 mijë raste me të gjitha llojet e tumoreve. Shifrat më të larta ishin për kancerin e gjirit tek gratë dhe të mushkërive tek meshkujt.

    “Gjiri prek gratë nga mosha 20 e ca vjeç deri në 90 vjeç . Nëse risku për një grua është 1 në 400 gra me rritjen e moshën në 70 vjeç shkon 1 në 12, kanceri pulmonary, duhanpirja dhe koha e duhanpirjes kanë impakt në shfaqjen”,-tha Anila Pema, mjek onkologë.

    15 paciente çdo ditë konsultohen në shërbimin e kimioterapisë për mënyrën e trajtimit të sëmundjes.

    “Në kimio terapi bëhen 14-15 vizita çdo ditë që konvertohen në afro 3000 konsulta kimioterapie në vit një pjese janë paciente që e kanë kapur hershëm dhe vazhdojnë me mjekim dhe s’ka nevojë për kimio sikundër disa janë pacientë që kanceri është rikthyer”, – tha mjekja Anila Pema.

    Sipas mjekëve, sëmundjet tumorale, jo vetëm por rriten por ato po hasën gjithmonë e më shumë tek moshat e reja. Veç gjenetikes, faktorët janë të shumtë.

    “Ka dhe faktorë ambiental, stili i jetesës, ushqimet ndotja këto janë element që janë vlerësuar në botë, por dhe stresi duhanpirja”

    Disa pacientë, shkojnë vonë tek mjeku, duke mos I shpëtuar fundit fatal, por si dhe kur jemi në kohë për të parandaluar.

    “Kanceri i qafës së mitrës në vlerësimin e paptestit, kanceri i kolonit në moshën 50 vjeçare , kanceri pulmonary me anë të një skaneri , për ata që vuajnë nga duahnpirja, mamografi për kancerin e gjirit pas moshën 40 vjeçare”,-tha mjekja.

    Sipas të dhënave të OBSH, 1 në 4 persona në Evropë janë të predispozuar për të bërë kancer, ndaj fokusi është tek parandalimi dhe kapja e hershme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!