×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tërmete të njëpasnjëshme godasin Shqipërinë gjatë natës

    Reporteri
    23 Mars 2023 | 7:16

    Një tërmet i fortë me magnitudë 4.7 shkallë sipas Rihterit ka goditur Shqipërinë rreth  orës 02:42  Epiqendra e tërmetit ka qenë 9 km nga qyteti i Ersekës.

    Gjithashtu në qytetin e Korçës është ndjerë shumë, siç kanë raportuar qytetarët.

    Nuk është raportuar ende për dëme materiale, e as të lënduar.

    Pas këtij tërmeti është regjistruar edhe një tjetër tërmet por me magnitudë më të vogël, prej 3.6 shkallë sipas Rihterit, pasuar edhe nga një tjetër tërmet 3.4 dhe një më i dobët, 2.4.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!