×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tirana zyrtare reagon pas tensioneve në veri: Sulmet ndaj KFOR-it dhe gazetarëve, të papranueshme

    Reporteri
    29 Maj 2023 | 21:46

    Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka reaguar në lidhje me atë se çka ndodhi sot në veri të Kosovës, duke thënë se sulmet e protestuesve ndaj KFOR-it dhe gazetarëve është e papranueshme.

    Xhaçka, ka thënë se tani është koha që të shtensionohet situata.

    “Sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër KFOR-it dhe gazetarëve është e papranueshme dhe duhet të ndalet menjëherë! Ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar të KFOR-it. De-përshkallëzimi tani është vendimtar!”, shkroi Xhaçka.

    “Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!