×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes në spital i plagosuri me armë zjarri në Vaun e Dejës

    Reporteri
    27 Shtator 2022 | 22:09

    Ka vdekur në sallën e operacionit 44-vjeçari që u plagos sot me armë zjarri në Vaun e Dejës. 

    Ai ishte dërguar në spitalin e Shkodrës për trajtim pasi u plagos me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në fshatin Qafë Çelë, Pukë.

    Njoftimi:

    Shkodër/Informacion paraprak

    Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë.

    Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.

    Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

    Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, një person i plagosur

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!